Deputetët e LSI-së që janë pjesë e komisionit të medias i kanë drejtuar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Në të shkruhet se në rendin e ditës është përfshirë projekt/ligji për “Lirimin e frekuencave dixhitale”, ndërkohë që nuk janë respektuar procedurat e shqyrtimit të tij.
Sipas tyre deputetëve ky është një qëndrim arrogant dhe i papërgjegjshëm i mazhorancës që vijon ende të shkelë rregulloren e Kuvendit.
Theksohet se po përdoret rregullorja në mënyrë të njëanshme pasi nuk po i jepet mundësi opozitës të shprehë mendimet dhe argumentet e veta.