Sërish, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka prerë fjalën kreut të PD-s Lulzim Basha. Nga foltorja e Kuvendit, ndërsa Basha denonconte aferën më të fundit të familjes Xhafaj, Ruci i preu fjalën kryedemokratit.
Kjo u pasua me “pushtimin” e foltores nga deputetët e PD-së. Të cilët shpalosën edhe një parullë, ku shkruhej, “Shqipëria si gjithë Europa, jo qeverisë së krimit dhe drogës”.
Pas kësaj, Ruci ka ndërprerë seancën e Kuvendit.