"Shqipëria në revoltë"

Premte, 25 May 2018 22:44

Ish-kryeministri Sali Berisha pak më parë ka bërë thirrjen e fundit për qytetarët e Shqipërisë për t’ju bashkuar protestës së nesërme të opozitës.

Me anë të një postimi, Berisha ka thënë edhe njëherë që në orën 11:00 në bulevard e gjithë Shqipëria do të ngrihet në revoltë.

“Nesër në ora 11:00, në bulevardin Dëshmorët e Kombit e tërë Shqipëria në revoltë! Sb”, ka shkruar ai.

Protestuesit nga mbarë vendi do mblidhen në orën 11.00 në krye të bulevardit të Dëshmorët e Kombit sipas një vendimi të fundit që u mor në takim me aleatët opozitarë në zyrën e kreut demokrat.

Drejtues të Partisë Demokratike kanë kontaktuar me drejtues të policisë në mënyrë që qytetarët të mos pengohen t’i bashkohen asaj.

Të shtunën do të ketë demonstrime simbolike ku pritet të gjejë shprehje i gjithë aktualiteti i më shumë se dy javëve me akuzat e Partisë Demokratike se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka garantuar paprekshmëri për vëllain e tij të dënuar me mbi 7 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Marshimi pritet të kulmojë me një fjalë të kreut të opozitës Lulzim Basha.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 22:46
Login to post comments