×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Negociatat s’hapen, populli proteston, Rama shkon të fshihet... Xhafajn e lë për ‘kurban’?

Saturday, 26 May 2018 09:17

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar sot protestë kundër qeverisë në orën 11:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Por kryeministri Rama ka vendosur që ta braktisë Tiranën sot e për pasojë edhe zyrën e tij, nga frika se mos protestuesit nuk tregohen paqësor dhe të qetë me të.

Gjatë ditës së sotme mësohet se Rama ka kërkuar ‘azil politik’ në qarkun e Beratit, me justifikimin e shëtitjes me turin e llogaridhënies.

Por Rama ka urdhëruar gjithsesi ministrin e tij Xhafaj, që të marrë të gjitha masat për mbulimin e godinës së kryeministrisë, në një kohë që duket se do ta bëjë atë ‘kurbanin’ e sotëm në rast se situata shkon keq.

Por me pikëpyetje mbetet sot edhe se ku janë zhdukur që nga numri tre i vendit, Kryeparlamentari Ruçi dhe ministrat e qeverisë, që sipas informacioneve, që prej ditës së djeshme e kanë lënë Tiranën.

Frika nga revolta popullore, ka bërë që qeveria jo vetëm të mos jetë në zyra, por ta braktisë totalisht punën dhe detyrën, me justifikimin banal të fundjavës.

Megjithatë, qytetarët e mbarë Shqipërisë janë të vendosur që të protestojnë sot kundër klikës në pushtet dhe me qindra mijëra prej tyre do të derdhen sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Deri atëherë mbetet çdo gjë për t’u parë... ndërkohë që qeveria është fshehur./55news.al/  

Modifikuar më Saturday, 26 May 2018 11:39
Login to post comments