×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

“Edukim, kulturë për të zhvilluar tolerancën, të hiqen “toksinat” që sjellin urrejtje”

Saturday, 26 May 2018 09:38

 “Të duam fqinjët”: Ishte kjo tema e Mëngjesit të Lutjeve që u zhvillua sot në Tiranë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve  më të lartë të Europës Juglindore dhe shtetit shqiptar.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, që mbajti një fjalë ku hodhi idenë se në rrafshin edukativ dhe kulturor duhej punuar shumë më tepër për të promovuar tolerancën midis banorëve të gadishullit tonë, "rajoni i shkallës më të lartë të intolerancës"... por “që pavarësisht nga veset që ka, nuk ka të dytë në botë më mahnitës”. 

 “Unë jam dakord me ato që u përmendën këtu, disa marrëveshje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për paqen, - tha Berisha, - por arritja e tyre duhet të udhëhiqet nga ky shpirt i tolerancës, vizioni i domosdoshmërisë për të dashur dhe jetuar me njeri tjetrin.

Mendoj se kjo nismë fisnike, vërtet fisnike, mund të promovojë....Sepse, është rajoni i shkallës më të lartë të intolerancës, ka njohur 6 luftëra shekullin e kaluar duhet pranuar realiteti. A ka një rrugë më të mirë? Unë mendoj se edukimi është një nga rrugët më të suksesshme për të promovuar këto qëllime fisnike. Por nëse sheh materialet, tekstet ato kanë toksina, helme brenda, të trashëguara nga e kaluara. Është domosdoshmëri sot që një nismë e tillë të arkivojë gjithçka që promovon urrejtjen ndaj njeri tjetrit. Ne duhet t’i kapim me durim gjërat dhe të shkojmë drejt të ardhmes si popuj me stabilitet.

Disa nisma janë por në rrafshin kulturor shumë më tepër mund të bëhet që të promovohet dhe zhvillohet tolerancë më e madhe e njerëzve të lirë me besim të madh se është interesi më i madh i banorëve të këtij gadishulli që pavarësisht nga veset që ka nuk ka të dytë në botë më manhintës."/ABCnews

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...