Deputeti i partisë Demokratike Bardh Spahia, foli për protestën e organizuar nga opozita ditën e sotme.
Spahia ishte në Faxnews dhe u shpreh që protesta ishte madhështore dhe gjithkush pati mundësinë që të shikojë impenjimin e qytetarëve të lirë të këtij vendi për t’u distancuar nga çështjet e trafikut të drogës.
Ndërkohë që për sa i përket dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Bledi Kasmi, kryeredaktor i Rilindjes Demokratike, Spahia u shpreh se ai u godit pa asnjë lloj arsyeje teksa po ushtronte profesionin e tij.
“Gazetari i Rilindjes Demokratike u dhunua barbarisht nga policia teksa ushtronte detyrën e tij si gazetar, pa asnjë lloj arsye u godit dhe mori plagë të rënda. Do të thoja që ishte një veprim i turpshëm kriminal. Me shumë gjasa ishte përdorim i policisë nga drejtuesit e tyre, gjë që çoi në dëmtimin serioz të kryeredaktorit të RD-së organit të shtypit të opozitës shqiptare. Veprimi turpshëm ndaj një gazetarit i cili po ushtronte profesionin e tij.
Ishte absolutisht i pajustifikuar reagim i policisë. Ishte policia ajo që filloj e para dhunën me shkopinj gome. Ishte një protestë normale krejt paqësore nga qytetarët. U pa qartazi edhe nga dëmtimi që ju shkaktua gazetarit të Rilindjes Demoktartike. Dhuna e vetme që u ushtua ishte nga forcat e policisë dhe me shumë gjasa ishte e urdhëruar nga drejtuesit e tyre.” u shpreh Spahia.