×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Paloka denoncon Ramën, Ruçi mbyll seancën

E Enjte, 31 May 2018 10:38

Është ndërprerë seanca parlamentari, pasi kreu i Kuvendit nuk ka lejuar deputetët e opozitës që të flasin.

Ka qenë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i cili ka marrë fjalën, por pas disa minutash, Ruçi ka vendosur që t’i bllokojë mikrofonin.

Paloka ka pyetur qeverinë dhe mazhorancës se pse nuk e kap ligji i Antimafias ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn, duke qenë se vëllai i tij është dënuar në Itali për trafik droge.

“Del kryeministri me paturpësinë më të madhe e dinim që në 2002. E dinim thotë megjithëse e mohuan disa herë deri sa i dolën letrat që është i dënuar dhe ska bërë asnjë ditë burg. Pse? Sepse ka vëllain ministër. Kjo është drejtësia e Edi Ramës. Pa largimin e Edi Ramës nuk do gjejë qetësi ky vend sepse janë të gjithë të zgjedhurit e Ramës. Të gjithë ne si opozitë dhe qytetarët shqiptarë duhet të kenë vetëm një qëllim, largimin sa më shpejt të kësaj qeverie”, tha Paloka.

/55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 13:16

Video

Login to post comments