×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Rilindja e nenit ‘55’/ Manjani: Shoku Edvin njësoj si Shoku Enver   

E Enjte, 31 May 2018 10:49

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka denoncuar sot nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, atë që ai e konsideron si rilindje të neneve të komunizmit.

Manjani akuzon Ramën duke e ironizuar atë si “shoku Edvin” dhe thotë se, ai po risjell dhe po rivë në zbatim dy prej neneve, që sipas tij, ishin nenet më famëkeqe të diktaturës komuniste me anë të të cilëve u dënuan qindra njerëz të pafajshëm në Shqipëri.

Ja statusi i plotë në Facebook, i Ylli Manjanit:

“Këto janë dy nene nga Kodi Penal i komunizmit që i rilindi qeveria e rilindjes.

Neni 55, me të cilin pushteti komunist dënonte çdo njeri që fliste.

Me këtë nen në mendje e në zemër shoku Edvin dënon cilindo që flet e mendon jo si Ai.

Shoku Fatmir, njohës i thellë dhe zbatues i këtij neni urdhëron policinë dhe prokurorinë të procedojnë cilindo që është kundër pushtetit të tyre! Edhe rininë!

Neni 209 flet për parazitët. Ky nen gjendet sot në fjalorin e Kryeministrit, i cili flet për parazitë në administradë dhe urdhëron publikisht largimin e tyre nga puna!

Kjo është Rilindja!

Lexojini vetë këto nene, që të kuptoni sjelljen e rilindjes!”

33992951 448684985575947 724804112343891968 o

34120043 448685005575945 3907236859905835008 o

55news.al

/55news.al/

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 11:37
Login to post comments