×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Përzierja çudibërëse/ Si të pastroni enët e gjakut në 40 ditë

E Enjte, 26 Prill 2018 18:37

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin.

Kura e mëposhtme me limon dhe hudhër mund të pastrojë organizmin dhe të parandalojë sëmundjet.

Vlerat e kurës me hudhër dhe limon

Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e depozitave të yndyrës në organizëm.

Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak.

Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut.

Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun.

Për më tepër, limoni me hudhrën përmirësojnë funksionin e veshkave dhe qarkullimin e gjakut.

Sistemi imunitar është më i fortë ndërkohë që hudhra dhe limoni parandalojnë radikalet e lira.

Qelizat janë më të mbrojtura dhe plot gjallëri falë antioksidantëve që gjenden tek limoni dhe hudhra.

Kura me hudhër me limon duhet përdorur në këto raste:

Kura pastruese rekomandohet për të parandaluar sëmundjet ose për të pastruar organizmin.

Ajo duhet shfrytëzuar një herë në vit.

Kjo kurë është shumë e dobishme nëse vuani nga problemet e mëposhtme:

  • Mbipesha
  • Ishemia
  • Sinoziti
  • Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes
  • Dhimbjet e kokës
  • Artriti
  • Reumatizma
  • Gastriti
  • Hemorroidet
  • Problemet me shikimin dhe dëgjimin
  • Anemia

Përbërësit:

Për kurën me limon dhe hudhër ju nevojiten:

4 limonë

4 thelpinj hudhër

3 litra ujë të zier të ngrohtë

Zgjidhni limonë organikë që të përdorni agrumen me gjithë lëkurë të pastër dhe të paprekur nga pesticidet.

Përgatitja:

Qëroni hudhrat, merrni 4 thelpinj dhe ndajini thelpinjtë në gjysma.

Lajini limonët me ujë të bollshëm dhe prijini në copa të vogla

Hidhini në një enë me ujë të ngrohtë të zier paraprakisht, dhe të gjithë masën ndajeni në kavanoza qelqi.

Mbyllini kapakët dhe futini në frigorifer për tre ditë.

Më pas kullojeni lëngun dhe futeni sërish nëpër kavanoza në frigorifer.

Si ta konsumoni

Në ditët e para duhet të merrni nga një lugë gjelle, gjysmë ore përpara çdo vakti.

Nëse nuk vini re ndonjë efekt anësor atëherë duhet ta rrisni dozën në dy lugë e më shumë deri sa të arrini të konsumoni 50 ml tre herë në ditë.

Kjo kurë duhet të zgjasë për 40 ditë.

Kjo kurë është pastruese dhe në ditët e para mund të përballeni me simptoma si sekrecione ose dhimbje koke.

Këto simptoma janë normale sepse tregojnë se trupi po largon toksinat.

Agroweb.org ju sugjeron që çdo kurë ose trajtim, natyral ose jo të ndërmerret duke u shoqëruar me mbikëqyrjen e mjekut.

Ky sugjerim është thelbësor nëse vuani nga sëmundjet e mësipërme apo jeni duke marrë medikamente specifike.

/Burimi-U.S. National Library of Medicine/

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 11:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...