Dy ishin ndeshjet e zhvilluara për superligë mbrëmjen e djeshme. Kamza priti në shtëpi Kukësin ndërsa Laçi priti Partizanin.
Ndeshja e zhvilluar midis Kamzës dhe Kukësin përfundoi me rezultatin 0-1 ku shënuesi i golit të vetëm dhe që i dha fitoren skuadrës së tij ishte Kale në minutën e 5-të, rezultat që u ruajt deri në përfundimin e ndeshjes.
Shumë më i ndryshëm ishte rezultati i ndeshjes tjetër ku skuadra e Partizanit dhuroi një ndeshje me tre gola. Laçjanët u mundën me rezultatin 0-3 në shtëpinë e tyre. Ndeshja ishte me shifra të bardha deri në minutën e 50-ë kur Cardosso ndryshoi rezutatet për të vazhduar më tej me golin e Abdurramanit në të 85-ën dhe Progni në minutën e 88-ë.
Ndeshja e radhës për syperligë është ajo midis Flamurtarit dhe Skëndërbeyt që zhvillohet sot në orën 19:00.