Të gjithë adhuruesit e futbollit që kanë planifikuar për të shkuar me pushime në Maldive duhet më patjetër të bëjnë një udhëtim deri në ishullin Kurendhoo.
Vizioni i disa studentëve për t’i dhënë ishullit një fushë të madhe futbolli, është kthyer në realitet. Kjo ide u vendos më 17 mars nga nxënësit e shkollës Hulhumale Ghazee. Rreth 30 të rinj morën pjesë në takim.
Kurendhoo, sot ka një nga fushat më të bukura të futbollit në vend, për të mos thënë në botë.
Të rinjtë të mështetur nga bashkia e ishullit ishin shumë të lumtur me rezultatin. Ata thanë se iniciativa kishte për qëllim të promovonte sportin e futbollit në ishull.
Ishulli aktualisht ka nëntë skuadra futbolli, çdo ekip ka 23 deri në 25 lojtarë. Shumica e lojtarëve kanë punë të dytë. Dhe ata mezi po presin të luajnë në fushën e re me pamje nga oqeani.