Rezultatet e fundit të skuadrës së Kamzës duke përfshirë humbjen e fundit me Kukësin ka bërë që drejtuesit e skuadrës të marrin vendimin për të shkarkuar trajnerin Ramadan Ndreu.
Humbja kundër kampionëve në fuqi ka komplikuar shumë pozicionin e skuadrës pasi tashmë rrezikon seriozisht të bjerë nga kategoria, dhe për këtë arsye drejtuesit kanë marrë masat.
Në 7 ndeshjet e fundit Kamza nuk ka fituar asnjë, duke marrë 5 humbje dhe 2 barazime.në javën e 28-ë të kampionatit ata renditen në vendin e 7-t me 34-r pikë, 4-r më shumë se Teuta, skuadër që momentalisht është e rënë.