×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Botërori/ Parashikimet favorizojnë Gjermaninë dhe Brazilin

Diel, 10 June 2018 13:45

Botërori i Rusisë nis pas 4 ditësh, por parashikimet për skuadrën fituese nga kompanitë e basteve kanë nisur prej kohësh.

Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja “Marca”, dy prej përfaqësueseve që shihen si favoritet kryesore janë Brazili dhe Gjermania.

Menjëherë pas tyre, në klasifikimin për pretendimet për fitoren në fund, shihen Spanja e Franca, të ndjekura nga Argjentina e Belgjika.

Dhjetëshen e skuadrave favorite për triumfin final në Kupën e Botës e mbyllin Anglia, Portugalia, Uruguaji e Kroacia.

Por, parashikimet nuk ndalen këtu.

Janë vënë kuota edhe për futbollistin që do të jetë shënuesi më i mirë i turneut, e sipas kompanive të basteve, ky titull do t’i takojë brazilianit Neymar, ndërkohë që të tjerë kandidatë për këtë trofe janë edhe sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi, dhe ai i Portugalisë, Cristiano Ronaldo.

Duke qëndruar te këta të fundit, për Messin, arritja sërish në finalen e Kupës së Botës dhe fitorja e trofeut kuptohet me koeficientin 26. E njëjta histori edhe për Cristiano Ronaldon e Portugalinë, por 33-vjeçari dhe përfaqësuesja e tij e kanë një precedent, triumfin në “Euro 2016”.

Tjetër parashikim interesant i kompanive të basteve është ai për ekipet finaliste. Sipas tyre, probabiliteti më i madh është që kjo finale të luhet mes Gjermanisë e Brazilit, me koeficient 12, i ndjekur nga sfida Gjermani-Spanjë, Brazil-Spanjë dhe Francë-Spanjë.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 13:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...