Ndonëse nuk arriti të ishte kampion i botës në futboll, kjo verë do të jetë një nga më të rëndësishmet për Sergio Ramos. Mbrojtësi i Spanjës dhe Real Madridit i ka propozuar për martesë partneres së tij Pilar Rubio, me të cilën ka tre fëmijë.
Përgjigja e prezantueses dhe aktores spanjolle sigurisht që ka qenë PO. Lajmin e ka dhënë vetë futbollisti me anë të një postimi në Instagram.
“Ajo tha PO. Do të të dua përgjithmonë”- shkruan Ramos në Instragram.
Për momentin çifti është me pushime ku po kalojnë disa ditë relaksi pas një viti të lodhshëm.