Është mbyllur me rezultatin 3-0 sfida e luajtur në “Aker Stadion” mes Moldes dhe Laçit. Skuadra e Oleguna Solskajer nuk ka falur duke zgjidhur çështjen e kualifikimit që në ndeshjen e parë, për të mos i lënë mundësi Laçit të ëndërrojë.
Molde kaloi në avantazh në minutën e 6-të pas 11-metërshit të shkaktuar nga Sefgjini i shndërruar në gol nga Haland. Në minutën e 24-t Hestad shënoi nga 30 metra duke dyfishuar rezultatin.
Për t’i vënë kapakun sfidës mendoi Xhejms, i cili në minutën e 79-të trefishoi rezultatin. Skuadra e Prengës u përpoq të shënonte të paktën një gol në këtë sfidë, për të mbajtur të hapura shanset e kualifikimit, por nuk i’a doli.