Serena Williams prek fundin, pëson humbjen më të rëndë të karrierës

E mërkurë, 01 August 2018 19:02

Ylli i tenisit amerikan, Serena Williams, pësoi humbjen më të rëndë të karrierës së saj pasi u mposht nga Johanna Konta e Britanisë në raundin e parë të "Silicon Valley Classic" në San Jose, SHBA.

Fituesja e 23 titujve "Grand Slam", e cila u rendit e gjashta në turne, kreu 25 gabime dhe arriti të fitojë vetëm një pikë në një ndeshje që zgjati 52 minuta dhe që përfundoi në favor të Konta 6-0, 6-1.

"Unë e di që nuk jam në formën optimale dhe kështu që edhe kjo ndihmon. Kam shumë gjëra në mendjen time; Unë nuk kam kohë për t'u tronditur për një humbje që në mënyrë të qartë nuk ishte në rastin më të mirë tani. Kur isha në fushë, unë isha duke luftuar. Kjo është e vetmja gjë që mund të them. Unë nuk isha vetëm sikur t'ia jepja dhe unë po lëvizja shumë më mirë. Kështu që unë jam duke u përpjekur për të marrë me sportivitet këtë përballjeje."-deklaroi Williams pas ndeshjes.

Ky ishte rezultati më i keq ndonjëherë për kampionen olimpike, e cila niveli më të ulët e arriti katër vjet më parë, kur ra 6-0, 6-2 ndaj Simona Halep të Rumanisë në finalet e WTA në Singapor në vitin 2014. Javën e kaluar, 36-vjeçarja akuzoi zyrtarët e dopingut të SHBA për diskriminim dhe targetim të padrejtë, pasi ajo i ishte nënshtruar disa testeve të dopingut gjatë një periudhe të shkurtër kohore.

Login to post comments