Kukësi është eliminuar në turin e dytë eliminator të Champions Leagues, pas humbjes 3-0 në Baku të Azerbajxhanit kundër skuadrës të Qarabag.
Ndeshja e parë në Shkodër përfundoi 0-0 dhe Kukësi po mbrohej mirë deri në minutën e 24-t të pjesës së parë, kur portieri Frashëri gabon, duke penguar një lojtar në zonën e rreptësisë.
Kështu Kukësi jep fund aventurës për në paraqitjet në Evropë, skuadra e vetme që garon për pjesmarrjet në Kupat e Europës tani mbetet Laçi i cili do luajë ditën e nesërme.