Kukësi u eliminua sonte nga “Champions League” por me rregullat e reja do të vazhdojë aventurën në kompeticionet europiane.
Skuadra verilindore do të marrë pjesë tani në “Europa League”, më saktë në turin e tretë dhe do të ndeshet me fituesin e çiftit Torpedo Kutaisi-Vikingur.
Në ndeshjen e parë skuadra gjeorgjiane ka fituar 3-0 kundër Vikingur, por nesër do të vendoset gjithçka sa i përket këtij dueli, në sfidën e kthimit që do zhvillohet në Finlandë.
Edhe Torpedo Kutaisi ka qenë pjesë e eliminatoreve të “Champions League”, por u eliminua në turin e parë nga Sheriff Tiraspol.