Panucci: Shqipëria më lart se Italia përsa i përket...

Hënë, 27 August 2018 20:24

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci sot ndodhet në Itali më konkretisht në Romë ku do të jetë i pranishëm në stadium në ndeshjen që Roma do të ketë me Atalantën.

Në një intervistë të dhënë për “II Romanista”, ka folur për klubin kryeqytetas ku është shprehur se problemi kryesor i verdhekuqve është mungesa e një stadiumi, pasi sipas tij çdo skuadër e madhe ka.

“Këtë vit pres një Romë më të mirë, pas 1 viti pune nga Di Francesco. Është e vërtetë që në ‘Champions’ do të jetë më e vështirë pasi duke patur parasysh qarkullimin e topit 5-6 skuadra janë më të mira.”

Trajneri i Shqipërisë pyetet më pas se çfarë duhet të bëjë Roma për të ngushtuar diferencat me skuadrat më të mëdha.

“Stadiumin,” përgjigjet fillimisht italiani. “Kjo është mënyra e vetme. Kur Roma të ketë impiantin e vet do të jetë kënaqësi. Nuk është një problem i vetëm këtij klubi, por i futbollit italian në përgjithësi. Kemi stadiume që na bëjnë të qeshim, vetëm Juventusi mes klubeve më të mira e ka atë dhe po fiton.”

Vetëm stadiumi do t’i ngushtonte diferencat?

“Jo, por impianti në pronësinë e saj është një faktor me rëndësi të madhe. Madje edhe Federata Shqiptare po ndërton stadiumin e saj. Si është e mundur që në Itali ka kaq shumë vështirësi?” –thotë Panucci në fund rreth këtij problemi.

Login to post comments