Inter, shifrat tregojnë se Spalletti është si De Boer!!!

Hënë, 27 August 2018 20:26

Vetëm De Boer e kishte nisur kaq keq. Starti i sezonit për Inter padyshim që nuk përmbushur pritshmëritë e prag-kampionatit.

Rrallë herë në historinë e tyre zikaltërit e kanë nisur kampionatin me vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit. I vetmi që ka bërë një “gafë” të tillë ka qenë Frank De Boer, i cili dy vjet më parë nuk fitoi asnjë nga dy ndeshte hapëse.

De Boer e nisi me humbjen 2-0 ndaj Chievo dhe më pas me barazimin 2-2 ndaj Palermo, ku vetëm goli i Icardi i shpëtoi nga humbja. Por më pas erdhi fitorja me përmbysje ndaj Juventus, që e ngriti disi moralin e ekipit, të paktën deri në nëntor kur holandezi u shkarkua sepse humbi 7 nga 14 ndeshjet e tij në Serie A.

Kështu, Spalletti dhe De Boer janë të vetmit që e kanë nisur sezonin me 1 pikë në dy ndeshje, ndërsa më keq se ta ka bërë vetëm Radice, që e nisi kampionatin 1983/84 me dy humbje.

Spalletti, për të shpëtuar stolin e tij, duhet të ndryshojë këtë trend rezultatesh.

Login to post comments