FOTO/ Më i miri i FIFA-s, zbardhen votat e Shqipërisë

Tuesday, 25 September 2018 08:27

Luka Modriç ka fituar çmimin si futbollisti më i mirë nga FIFA dhe për këtë çmim, kanë votuar kapitenët e skuadrave kombëtare dhe trajnerët e Kombëtareve. Kështu, në konkurrencën me Salah dhe Ronaldo, Luka Modriç ka qenë ai që ka marrë më shumë vota.

Kapiteni kuqezi, Etrit Berisha ka votuar Lionel Mesin me 5 pikë, Muhamed Salahun me 3 pikë dhe Luka Modriçin me vetëm 1 pikë. Kujtojmë që Mesi, nuk ishte në treshen finaliste, duke ia çuar dëm votën gardianit shqiptar.

Trajneri Kristian Panuçi ka qenë më i saktë me parashikimin dhe votat e tij, duke qenë se me 5 pikë ka votuar Modriçin, me 3 pikë Ronaldon dhe 1 pikë, italiani ia ka dhënë sulmuesit të Çelsit, Eden Hazard.

Screenshot 2

Modifikuar më Tuesday, 25 September 2018 08:33
Login to post comments