​“Mourinho është në luftë me lojtarët e tij”

E mërkurë, 26 September 2018 13:37

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Martin Keown, ka thënë se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, duke se është në luftë me lojtarët e tij, pas humbjes së djeshme kundër Derby Countyt për Carabao Cup.

Manchester Unitedi u mposht në penallti me rezultat 8-7 kundër klubit të Championshipit, niveli i dytë i futbollit të Anglisë, Derby. Ndeshja e kohës së rregullt kishte përfunduar me rezultat 2-2.

“Të gjithë në media i shndërrojnë shumë shpejt këto rezultate në kriza të mëdha. Manchester Unitedi ka një rekord të mirë kur luan si mysafir, por nuk po arrin të fitojë në shtëpi. Nuk më pëlqen t’i shohë ata të mos jenë pretendentë për tituj”, ka thënë Keown.

“Mourinho ka thënë se analistët nëpër studiot e televizioneve flasin shumë pa ditur. Por, njëri prej nesh, Frank Lampard, ia dëshmoi atij të kundërtën”.

“Duket se Jose është në luftë me lojtarët e tij. Ai kishte një skuadër shumë të mirë për këtë ndeshje dhe nuk mund ta kujtoj ndonjë goditje më të rëndë për ta. Mourinho tentoi ta fitojë ndeshjen, kështu që ai duhet të jetë shumë i lënduar kur të futet në zhveshtore”.

Sipas raportimeve të mediave, Mourinho i kishte thënë gjatë ditës Paul Pogbas se ai nuk do të jetë më kurrë kapiten i “Djajve të kuq”. Megjithatë, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Mourinho e konfirmoi lajmin se Pogba nuk do të jetë kapiten më, por e mohoi se marrëdhënie mes të dyve ishin të këqija.

Pogba mungoi në këtë ndeshje pasi që Mourinho i kishte dhënë pushim atij dhe disa lojtarëve të tjerë, si David de Gea, të cilët kanë luajtur në të gjitha ndeshjet e sezonit. Megjithatë, Pogba ishte në stadium për ta shikuar ndeshjen bashkë me Andreas Pereiran dhe Luke Shaw.

Kjo humbje erdhi vetëm tri ditë pas barazimit në Old Trafford kundër Wolves, për të cilën Pogba i kishte kritikuar taktikat e ndeshjes, duke thënë se ata duhet të sulmonin vazhdimisht kur luajnë në shtëpi. 

Modifikuar më E mërkurë, 26 September 2018 15:23
Login to post comments