Skuadra e Serisë A, Chievo është vënë në ndjekje të dy futbollistëve shqiptarë të Superligës. Bëhet fjalë për kapitenin Alban Hoxha dhe mesfushorin Jurgen Bardhi të Partizanit.
Drejtori sportiv i klubit veronez, Giancarlo Romairone po ndjek me vëmendje Hoxhën dhe Bardhin, të cilët i konsideron si përforcimet e mundshme të skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm.
Chievo në këtë sezon ndodhet në vendin e fundit të klasifikimit në Serinë A italiane dhe objektivi i saj është mbijetesa. Ndërkaq, Partizani ndodhet në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore për pjesën e mbetur të sezonit dhe deri tani ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me Sivasporin e Antalyasporin. Sfida e radhës e “Të Kuqve” është ajo me Dinamon e Zagrebit, që do të luhet të hënën.