Mardhënia “vllazërore” Rama-Erdogan dhe ajo “Erdogan-Vuçiç” po qartësohet edhe në ndeshjen e futbollit që kombëtarja shqiptare do të luajë në Turqi për eliminatoret e Euro 2021. Nisur nga frymëzimi i marëdhënieve të sipërpërmendura Turqia ka marrë një vendim skandaloz për të ndaluar simbolet shqiptare në stadium. Pra Kombëtarja do të luajë dhe tifozët shqiptarë nuk do të kenë të drejtë të mbajnë flamujt kombëtarë dhe shallet me simbole kombëtare të tifozëve, duke shkelur me të dyja këmbët dhe me qëllim rregullat për tifozërinë mike.
Madje jo vetëm kaq! Federata turke ka ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e tifozëve shqiptarë në stadium.
Këto vendime do ti kishte zili edhe Serbia e Vuçiçit për ti ndërmarrë. Megjithëse do të luhet vetëm sport, dyshja e pandashme Rama-Erdogan po lozin politikë në kurriz të ndjenjës kombëtarë.