Reja: Grupi i kombetares shqiptare po funksionon mirë, duhet përfaqësim dinjitoz

E Enjte, 10 October 2019 19:17

Përkrah kapitenit të kombëtares, në konferencën për shtyp doli dhe trajneri Edi Reja.

Ai shprehet se kombëtarja dhe grupi janë në koordinim të plotë me njëri tjetrin dhe se janë në formën e tyre më të mirë.

"Grupi i ri shqiptar po funksionon mirë po punojmë në të gjitha aspektet. Kemi konsideratë të lartë për ekipin e Turqisë. Lojtarë si Burak Yilmaz, Calhanoglu apo Tosun, përmenda sulmuesit pasi ata janë lojtarët që shënojnë. Ne na duhet të jemi 100% në kondicionin më të mirë të mundshëm, në maksimumin e potencialit dhe ta shprehim në fushën e lojës përndryshe do ta humbim këtë ndeshje me Turqinë. Detyra jonë në këtë ndeshje është të bëjmë një paraqitje dhe një figurë sa më dinjitoze për këtë ekip se e meriton".

Login to post comments