Thyen disiplinën, Rey Manaj dënohet nga drejtuesit e Albacetes

Premte, 25 October 2019 09:27

Rei Manaj thyen disiplinën tek Albacete e për rrjedhojë ndëshkohet nga drejtuesit e klubit. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit dhe do të përfshihet me skuadrën për ndeshjen e radhës vetëm nëse do të reflektojë në seancat e ardhshme stërvitore.

“Manaj ka thyer disiplinën dhe klubi e ka dënuar, gjë të cilën unë e respektoj. Shpresojmë të reflektojë për këtë dhe ka mundësi që të jetë sërish në fushë në ndeshjen ndaj Cadiz, por nesër do të vendosim. Ai është stërvitur individualisht për shkak të dënimit”, – u shpreh trajneri i Albasetes, Ramis.

Login to post comments