3 raunde negociatash dhe miliona në kontratë, Halili-Mema, zbardhen prapaskenat e “divorcit”

Premte, 25 October 2019 09:54

3 raunde negociatash, miliona në kontratë dhe emri i madh që përfaqëson Ardian Mema në shtëpinë e bardhebluve bënë që Refik Halili të vonohet deri në mesnatë për të marrë një nga vendimet më të vështira si president i Tiranës. Fiks pas një viti, Ardian Mema largohet nga stoli i 24 herë kampionëve të vendit, një largim me konsensus për të cilin dy palët negociuan gjatë. Ishte e qartë që pas ndeshjes kundër Bylis, Mema nuk do të ishte më trajner i bardhebluve, për herë të parë ekipi nuk iu përgjigj në fushë duke lënë të kuptohet se këtë herë Mema nuk kishte në krah sa lojtarët.

Mema Halili

Në stërvitjen e së enjtes, Mema nuk zbriti në fushë por ishte në zyrat e presidentit Halili për të gjetur një kompromis. Numri 1 i bardhebluve shpresoi deri në fund që Mema të jepte dorëheqjen për të zbutur kostot e prishjes së kontratës por diçka e tillë nuk ndodhi. Të dy palët, Halili-Mema, u takuan sërish por vetëm në orët e vona të mesnatës arritën një konsensus. Mema vendosi të largohet nga Tirana duke marrë fillimisht një pjesës të pagave pasi ishte ende nën kontratë.

 
Mema

Ky nuk ishte fundi i lumtur që të dy palët shpresonin por ishte zgjidhja e vetme për ti dhënë skuadrës impulse të reja e cila në Ballsh dukej e dorëzuar.

Login to post comments