Athletic Bilbao mendon goditjen e madhe në sulm. Sipas “Tyc Sports”, klubi bask synon të përforcojë sulmin për sezonin e ardhshëm dhe ka piketuar si afrim të mundshëm bomberin argjentinas të Juventusit, Gonzalo Higuain, i cili me shumë gjasa do të largohet nga bardhezinjtë verën e ardhshme.
Në këtë interesim të Bilbaos për “El Pipitan” ka edhe një prapaskenë interesante.
Higuain është i përzgjedhur i skuadrës baske pasi stërgjyshi i tij nga babai është me origjinë baske.
Sulmuesi ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2021 dhe nëse transferohet te Bilbao për të do të bëhej fjalë për një rikthim në Spanjë, pas eksperiencës me Realin e Madridit.