1-0 është rezultati i marrë nga kombëtarja shqiptare e femrave në ndeshjen që zhvilloi me Kosovën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Vajzat e Nevil Dedes iu imponuan bashkëmoshatareve të tyre kosovare teksa teksa arritën të siguronin fitoren me një gol.
U-19 e vajzave e zgjidhi ndeshjen në favorin e saj me anë të golit të shënuar nga Lufo në fundin e pjesës së parë.
Minutat e fundit 19 vjeçaret kuqezi mund të kishin shënuar edhe golin e dytë, por portierja e Kosovës e evitoi duke e dërguar topin në goditje këndi.