Edhe një herë jashtë listës së futbollistëve të grumbulluar për kombëtaren e Italisë. Pavarësisht golave të shënuar në skuadrën e Nice-s tekniku italian e ka lënë Mario Balotelli-n jashtë ndeshjeve që do të zhvillohen me Argjentinën dhe Anglinë.
Në një intervist për Premium Sport Di Baggio ka zbuluar edhe arsyen e këtij vendimi: “I kam parë të gjitha golat e Marios, kam parë 15 ndeshje të tijat gjatë këtij sezoni nga fillimi deri në fund,” shprehet ai.
“Ai po luan mirë, por bëra disa shqyrtime 360 gradë. Një lojtar duhet të shqyrtohet për paraqitjen dhe për atë që bëjnë në fushë.
“Duke e njohur mirë, vendosa t’i jepja prioritet të tjerëve.” tha Di Baggio.