Flamurtari i dha fund “gjumit” duke u rikthyer me ndeshjen me të rëndësishme. Vlonjatët morën fitoren falë Danilo Alves, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, ndaj Skënderbeut.
45 minutshi i parë ishte mjafti bukur, me Skënderbeun që ishte shumë kërkues, por pa kërcënuar e sulmuar mjaftueshëm portën e vlonjatëve. Momenti më i diskutueshëm i pjesës së parë është një 11-metërsh i vërshëllyer nga Jorgji për Skënderbeun.
Pas futjes në zonë James rrëzohet pas një kontakti thuajse të papërfillshëm me Sidibe, por gjyqtari kryesor e vlerëson si penallti, duke nxitur protesta të shumta të futbollistët e Flamurtarit. Penallti e kryer nga Gjergji Muzaka, i cili mbante edhe shiritin e kapitenit sot, por goditja pati një pritje të bukur nga Nurkoviç..
Edhe në pjesën e dytë u bë e njëjta paraqitje, ndërsa më pas rastin për të shënuar e pati Flamurtari, kur pas një aksioni, Muarem Muarem u ndodh i vetëm me portierin, por gaboi në gjuajtje, duke e çuar topin jashtë.
Megjithatë, vlonjatët gjetën avantazhin në minutën e 82-të, kur pas goditjes nga këndi, Danilo Alves dërgon topin në rrjetën e portës së Teqjas.
Minutat e fundit nuk patën ndonjë ndryshim në rezultat, duke konfirmuar se sanksioni I UEFA-s ka ndikuar shumë tek korçarët.