Elseid Hysaj, mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka nxitur dy klube angleze për ta patur pjesë të tyre. Këtë lajm e ka konfirmuar rë radio CRC një nga gazetarët që qëndron pranë klubit të Napolit, Çiro Venerato edhe në të kaluarën ka bërë publike disa eksluzive për merkaton e Napolit.
Kur po fliste për të ardhmen e klubit napolitan dhe merkaton e verës, ai tregoi se te Napoli po shohin për mundësi në krahët e mbrojtjes. Duket se ka interes të madh për elementët aktualë të skuadrës e mes tyre edhe Hysajn.
“Sipas zërave që qarkullojnë, dy klube të Premier Ligës bëhen gati të kërkojnë atë. Një prej tyre mund të jetë Arsenali”, ishin fjalët e gazetarit italian.