19-vjeçari i Partizanit nën vëzhgimin e Shtutgart

E Enjte, 05 Prill 2018 15:16

I saposhpalluri si futbollisti i muajit mars në Shqipëri, Esat Mala, është vëzhguar nga afër në ndeshjen Kamza – Partizani nga menaxherë të klubit gjerman që është në kërkim të një mesfushori me cilësi të larta teknike thuhet në “Tuttomerkatoëeb”.

Kosovari shfaqi një tjetër paraqitje pozitive, që mendohet t’i ketë bindur drejtuesit e Shtutgartit për të bërë një ofertë konkretenë muajt e verës.

Talenti nga Mushtishti i Prizrenit, u prezantua si përforcimi më i fundit i skuadrës së Partizanit në fund të vitit të kaluar.

Ndërsa javët ecin ai tregon gjithnjë e më tepër vlerat e tij në Superligë. Mala është edhe pjesë e kombëtares së Kosovës dhe vlerësohet si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.

Login to post comments