Çerekfinalja e zhvilluar midis Barcelonës dhe Romës u mbyll me rezultatet 4-1, gjë që nuk I pëlqeu shumë Edin Dzekos.
Një rezultat që mund të kishte ndryshuar po të kishte pasur VAR. “Ndërhyrja ndaj meje ishte penallti, po arbitri nuk pati guximin ta jepte kundër Barçës” u shpreh sulmuesi boshnjak në përfundim të ndeshjes.
Sulmuesi verdhekuq ka pranuar se, me përjashtim të penalltisë, katalanasit e kanë merituar fitoren: “Kemi kërkuar të luajmë siç dimë, duke bërë presing dhe duke e ditur se janë më të fortë. Kemi gabuar dhe nëse gabon kundër tyre të ndëshkojnë”.