Firmat më të njohura gjithmonë paguajnë shuma marramendëse për tu bërë sponsor të futbollistëve më të mirë, pork a dhe prej tyre që diçka të tillë e bëjnë me talente shumë të vegjël. Gjë që e ka bërë një firmë e veshjeve sportive në Brazil, e cila ka firmosur një marrëveshje sponsorizimi më një 9-vjeçar.
Vogëlushi quhet David Nogueira Carmo dhe është pjesë e ekipit të Santosit. Ai ka arritur të firmosë një kontratë 6-vjecare me firmën e veshjeve sportive, Puma, e cila shpreson se talenti do të bëhet një lojtar i madh.
9-vjecari bëhet futbollisti më i ri që ka bërë një marrëveshje sponsorizimi. Kontratë të tillë ka marrë edhe Neymar në moshën 12-vjecare. Carmo ka statistika shumë premtuese, ku ka shënuar 56 gola në 43 ndeshje dhe në Brazil pritet shumë nga ai në të ardhmen.