Ndonëse duhen ende edhe 2 ndeshje nga përfundimi i këtij sezoni në Superligë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur dhe ka përcaktuar datën e fillimit dhe të mbarimit të sezonit të ardhshëm si në Superligë ashtu edhe në Kategorinë e Parë.
Në ndryshim nga sezoni i kaluar këtë herë kampionati do të nisë më herët, ekzaktësisht më 19 gusht. Si rrjedhojë e kësaj do të përfundojë më shpejt, më 11 maj të 2019.
Faza e tretë e Superiores, pas pauzës dimërore do të nisë më datë 26 janar të vitit të ardhshëm.
Ndërsa, edicioni 2018-2019 i Kategorisë së Parë do të startojë në datë 9 shtator dhe do të përfundojë në 11 maj 2019. Po kështu, anëtarët e KE vendosën që ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë të luhet në datë 12 gusht.