Në “Stade de Lyon” të Francës do të luhet sonte finalja e “Europa League” mes Atletico Madrid dhe Marseille-s.
Spanjollët të cilët e kanë fituar dy herë këtë trofe sonte synojnë të tretin me arsyen e madhe për të mos mbyllur sezonin pa asnjë kupë të fituar.
Madrilët drejtohen sonte nga trajneri i dytë pasi Simeone është i dënuar nga UEFA për shkak të fyerjeve ndaj arbitrit në gjysmëfinalen ndaj Arsenal.
Ndërsa nga ana tjetër francezët e Marseille-s nuk e kanë fituar asnjëherë këtë trofe dhe sot do të tentojnë ta bëjnë sefte, për më tepër që pritet të kenë edhe mbështetje më të madhe të tifozëve në stadium.