Sindrit Guri nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Kukësit por tanimë ai do jetë një futbollist i klubit të Ostendes në Belgjikë.
Pas performancës së shkëlqyer që ai shfaqi në Superligë i erdhi një super ofertë nga klubi belg i Ostende.
Por duket se marrëveshja e arritur dje ka pasur edhe efekte të tjera. Kukësi, klubi ku sulmuesi shkodran luan aktualisht, ka publikuar lajmin se Guri është thirrur nga Kombëtarja për ndeshjet e ardhshme.
24-vjeçari prej kohësh priste ftesën e Christian Panuçi-t por duket se ajo që e ka bindur italianin ka qenë pikërisht transferimi i tij në Belgjikë.