Tifozët e klubit meksikan "Chivas de Guadalajara" festuan gjatë fitoren ndaj "Toronto FC", në "Concacaf Champions League", kompeticioni më i madh për klube në Amerikën e Jugut.
Por një episod i pakëndshëm i ka ndodhur gazetares së "Fox Sport", Maria Fernanda Mora, ndërsa raportonte LIVE pas ndeshjes.
Në një moment ajo iu kthye njërit prej tifozëve pas saj duke e goditur me mikrofon.
Në një postim në Twitter ajo shpjegoi se, personi në fjalë e kishte prekur disa herë nga pas dhe ajo nuk e duronte një gjë të tillë.
Shumë fjalë mbështetëse erdhën nga kolegët e saj. Edhe kanali "Fox Sports" kërkoi ndjesë për episodin, por i doli në mbrojte gazetares së tij.