Karlo Ançeloti mund të cilësohet që tani trajneri i ri i Napolit.
Ish-trajneri i Milan, Çelsi, Real, Bajern e PSG zëvendëson Mauricio Sarrin i cili do të largohet me apo pa dëshirë nga drejtimi i napolitanëve, pasi presidenti De Laurentis nuk e sheh më atë si pjesë të projektit për të ardhmen e klubit.