Joachim Low ka vendosur rregullta të hekurta për skuadrën e Gjermanisë gjatë fazës përgatitore, por edhe për periudhën e qëndrimit në Rusi: futbollistët mund të takojnë gratë ose të fejuarat dhë fëmijët, por vetëm për një shëtitje.
Oliver Bierhoff ka zbuluar rregullat e vendosura nga trajneri i Gjermanisë. “Kështu atmosfera është më e lehtësuar dhe futbollistët për momentin janë shumë të përqendruar në punë”, tha drejtori teknik i kombëtares. Në Rusi nuk do të udhëtojnë të afërmit e futbollistëve. Në këto kushte përjashtohen momentet pasionante. Në të kundërt nuk është i ndaluar përdorimi i alkoolit, një birrë apo gotë verë përpara gjumit, sigurisht pa e ekzagjeruar. Low duket se ka besim te futbollistët e tij.
Rregullat janë bërë për t’u respekuar, pa asnjë përjashtim. Kështu po e përgatit skuadrën kampione trajneri Joachim Low. ‘Djemtë i dinë mirë vendimet tona për sjelljen. E dinë cilat janë ambiciet dhe detyrat tona. I vetëm askush nuk mund të bëhet kampion bote. Jemi të gjithë pjesë të një puzzle”, tha trajneri i Gjermanisë.
Dhe në ekipin e Gjermanisë rregulli numër një është respekti. Askush nuk mund të shfaqë nteresat personale. Në vitin 2014 Klose kishte objektiv të thyente rekordin e Ronaldos dhe e nisi aktivitetin nga stoli. Më pas mori vendin e Gotze, që nga ana e tij u ul në stol pa bërë zë. Dhe në fund ish-sulmuesi i Lazios e theu rekordin, duke u bërë golashënuesi më i mirë, por Mario që i mori vendin në finale, i dha Gjermanisë titullin kampion bote. Më e bukur ishte historia e mesfushorit Khedira: për shkak të problemeve fizike u tërhoq vullnetarisht, duke i lënë vendin një tjetër futbollisti. Sjellje këto shumë të rëndësishme për të arritur te suksesi.
“Secili duhet të jetë i ndërgjegjshëm për rolin e tij në këtë skuadër – tha Low – Egoja personale nuk duhet të shfaqet”. Shumë të rrepta janë rregullat edhe për rrjetet sociale, veçanërish pas takimit që Ozil dhe Gundogan patën me Erdogan. Fotot nga hoteli apo nga dhomat e zhveshjes janë të ndaluara. Gjithashtu ndëshkime të rënda do të ketë edhe për ‘spiunët’: nëse del ndonjë informacion i rezervuar do të kërkohet menjëherë përjashtimi.