Ditën e nesërme pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave. Meterologët parashikojnë që temperaturat maksimale në vendet e ulëta të shkojnë deri në 39°C, megjithatë pritet të ndihën disa gardë më të larta.
RESHJET - Sot pasdite (e enjte, dt.07) dhe nesër (e premte, dt.08) pritet të ketë reshje të dobëta, kryesisht në Veri.
TEMPERATURAT – Sipas IGJEUM: Nesër (e premte, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 20 / 35 °C
Në vendet e ulëta: 18 / 39 °C
Në vendet malore: 15 / 31 °C
ERA - Sot pasdite era do të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe nesër ajo do të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 40km/orë.
ZJARRET NË PYJE - Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve “S’KA RREZIK” ose pritet rrezik “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Qarqet me rrezik mesatar “I ULËT” pritet të kenë rrezik “I MODERUAR” në zona të kufizuara, konkretisht qarqet: Kukës (Verilindje), Korçë (Juglindje), Vlorë (Jug) dhe Gjirokastër (Jug). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë mesditës së nesërme.