JA DOKUMENTET/ Veliaj hajdut, çmimi i ujit jo i ligjshëm

E Enjte, 07 June 2018 17:17

Rritja e çmimit të ujit është e paligjshme, pasi nuk është miratuar në këshillin bashkiak të Tiranës. Ka qenë anëtari i këshillit bashkiak, Fabian Topollaj, i cili ka denoncuar këtë vjedhje flagrante që po u bëhet banorëve të Tiranës.

Ai ka postuar në Facebook, dokumentet të cilat vërtetojnë se çmimi u ujit nuk ëhstë rritur dhe se kjo çështje po gjykohet edhe në Gjykatën administrative, sipas tij çdo lekë që paguhet për ujin mbi çmimin e vendosur në ligj, shkon në xhepat korruptivë të Erion Veliajt.

Ja postimi i Topollajt:

Cmimi i ujit ne Tirane nuk eshte rritur,

Qytetare te Tiranes, vendimi per rritjen e cmimit te ujit nga Veliaj eshte absolutisht i pavlefshem, mos paguani dicka te paligjshme.

Ne cilesine e keshilltarit bashkiak te Tiranes, sot kam nisur procedurat gjygjesore per anullimin e vendimit korruptiv te Veliajt per rritjen e cmimit te ujit te pijshem ne Tirane. Shume shpejte Gjykata Administrative do te anulloje vendimin e keshillit bashkiake Tirane dt 26.07.2017 per rritjen e cmimit te ujit, sepse ky vendim eshte miratuar nga vetem 25 keshilltare bashkiake, pra nuk ka marre numrin e nevojshem te votave per tu konsideruar i miratuar. Keshilli Bashkiak Tirane ka ne perberje 61 anetare dhe ai merr vendime me te pakten 31 keshilltare. Ne mbeldhjen e dt 26.07.2017, kur pretendohet se eshte miratuar rritja e cmimit te ujit,ne salle kane qene prezente vetem 25 keshilltare, sepse pervec keshilltareve te PD dhe LSI qe kane bojkotuar mbledhjen qe ne nisje te saj, z.Sezai Rokaj, z.Endrit Braimllari, zj.Floida Kërpaci, Elona Hoxha, Elisa Spiropali, Klotilda Bushka, Kozeta Fino, Maria Myridinas kishin dhene me pare doreheqjen nga mandati I keshilltarit bashkiak te Tiranes per shkak se ishin deklaurar deputete nga zgjedhjet e 25 qershorit, ndersa zevendesuesit e tyre ne keshill nuk e kishin marre ende mandatin ne ate mbeldhje per shkak se konfirmimi I prefektit per keto mandate eshte bere ne dt 28.7.2017, pra dy dite pasi pretendohet se eshte miratuar rritja e cmimit te ujit. Dy plus dy bejne gjithmone kater, edhe kur Lali kerkon te manipuloje me qellime te renda korruptive.

Ne keto kushte eshte vetem ceshtje kohe qe Gjykata Administrative te deklaroje paligjshmerin e e rritjes se cmimit te ujit te pijshem ne Tirane.

Deri atehere, qytetaret e Tiranes te paguajne vetem cmimin qe percakton ligji, cdo leke me teper shkon ne xhepin e fryre te Lali Korrupsionit.

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 19:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...