“Mkan ardh dy shoqe”, zbardhet mënyra si funksiononte prostitucioni në Shkodër

Tuesday, 10 Prill 2018 15:11

Zbardhet mënyra se si rekrutoheshin femrat në lokalin “Tata” në Shkodër , për të ushtruar prostitucion.

Frederik Tata në bashkëpunim me Sunila Mehjan rekrutonin femra të moshave të ndryshme dhe i shfrytëzonin për prostitucion. Përgjimet dhe dëshmia e një punëtori janë edhe provat më të forta të organit të akuzës.

Por, pas hekurave Frederik Tata dhe Sunila Mehja, së bashku me grupin e tyre përfunduan vetëm pas zbardhjes së përgjimeve. Ata shfrytëzonin një lokal në Shkodër për të kryer prostitucion, duke rekrutuar vajza të moshave të ndryshme.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës, për një prej anëtarëve të grupit, më konkretisht, personit nën hetim Kastriot Musa, ky i fundit ka apeluar masën e sigurisë “Arrest me burg” dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, por kërkesa u rrëzua. Nga ky vendim rezulton se pika kyçe e hetimeve në lidhje me grupin janë përgjimet, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me çështjen nga një denoncim të bërë në portalin “Jeta osh Qef”, ku thuhej se Frederik Tata përdorte lokalin “Tata” në Shkodër, per shfrytëzim prostitucioni, ndërkohë që përgjimet ka rezultuar se shtetasja Sunila Mehja ka rolin e ndërmjetëses, ajo lidh vajzat me klientët si edhe siguron edhe taksinë për transport.

PERGJIMET

Sipas prokurorisë, në momentin e arrestimit, në lokal ka qënë i pranishëm edhe shtetasi me inicialet M.P, i cili ka dhënë deklarime në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale. Ai ka shpjeguar para hetuesve se shtetasen Sunila Mehja e ka njohur në lokalin e shtetasit Rinar Tata (Frederik Tata), ku ka punuar si lulishtar. Sunila e ka njohur me shtetasen me inicialet A.N, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës prej 100 mijë lekë të vjetra. Gjithashtu, organi i akuzës ka transkiptuar disa nga bisedat telefonike që personat e dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë zhvilluar me persona të tjerë. Konkretisht, një nga bisedat e zhvilluara ndërmjet shtetases, Sunila Mehja, e cila ka përdorur numrin telefonik 067 41 54 XXX dhe një personi tjetër, rezulton ky komunikim:

Sunila Mehja: Mkan ardh nja dy shoqe prej Durrsi, durrsake.

Personi X: Prej ka?

Sunila Mehja: Prej Durrsi. Hë po.

Personi X: A jan tmira, a jan tmira?

Sunila Mehja: Po po, hajt pra hajt, do bajm noj gja. Hajde mos vono veq”.

Në një bisedë tjetër Sunila Mehja i drejtohet një prej femrave që dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion duke e pyetur “Ku je ti?” Pasi bashkëbiseduesja i përgjigjet se ndodhet në shtëpinë e të atit, Sunila Mehja vazhdon me fjalët “Ah mkan ardh nja dy, mkan ardh nja dy shokë”. Ajo e sqaron se bëhet fjalë për dy shokë që kanë shkuar në lokal, personat janë turq dhe flasin shqip. Gjatë komunikimit telefonik, Sunila i sugjeron si vend të kryerjes së marrëdhënieve seksuale lokalin e shtetasit Rinar Tata ose një lokal tjetër në Velipojë, që është lokal i shokëve të saj.

Komunikimet telefonike të kësaj shtetaseje përgjatë kohës së vënë në përgjim, konsistojnë në ndërmjetësimin për ushtrim prostitucioni midis klientëve dhe femrave që ajo shfrytëzonte për prostitucion, ku përcaktohet shuma e shpërblimit dhe gjetja e taksistit për transport. Në një nga bisedat rezulton se shuma që merr taksisti është 3000 lekë të reja -“ Po tridhjetmijë lekë taksisti, tpaktën ni pesdhetshe duhet m’ja dhan asaj për tan natën”.

Një nga klientët e lokalit, e merr në telefon Sunilën duke negociuar si klient, për një nga femrat që ndodhej në lokal në tavolinë me të. Sunila Mehja i përgjigjet: “Ja ta gjej ni shoqe tjetër, ta gjej ni shoqe t’vetën.” Këto përgjime, por edhe të tjera, sipas prokuorisë përbëjnë provat kryesore që vërtetojnë se personat e arrestuar kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...