×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Përtej propagandës/ Ja katër qarqet ku papunësia është ulur këmbëkryq

Hënë, 11 June 2018 18:13

Norma e papunësisë në vendin tonë ka prekur një nivel të ri rekord minimal, por të dhënat flasin për një situatë jo të njëjtë në çdo cep të territorit të vendit.

Në pjesën dërrmuese të qarqeve, në 8 prej tyre, norma e papunësisë është regjistruar në rënie, të paktën kështu thuhet, por, nga ana tjetër, në 4 prej tyre, vihet re një rritje e normës së papunësisë. Këto qarqe janë: Durrësi, Lezha, Vlora dhe Shkodra.

Këto qarqe mbajnë një peshë domethënëse në ekonominë shqiptare dhe përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të territorit të vendit. Durrësi, Vlora dhe Lezha ndërkohë, të tria qytete bregdetare, përfaqësojnë edhe pjesën kryesore të turizmit shqiptar.

Më problematike situata paraqitet në Lezhë dhe Shkodër, dy qarqet veriore të vendit, ku norma e papunësisë është rritur me 2.1 dhe 1.5 pikë përqindje respektivisht në krahasim me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Në Durrës ndërkohë norma është ngjitur me  0.5% dhe në Vlorë me 0.6% në terma tremujorësh. Nga ana tjetër ndërkohë, në disa qarqe të Shqipërisë papunësia ka pësuar një rënie drastike.

Në Berat dhe në Fier, norma e papunësisë ka rënë me nga 4 pikë përqindje, duke marrë shtysë kryesisht nga sektori i industrisë që është mjaft i rëndësishëm në këto dy qarqe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...