×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shembja e Teatrit/ Nuk ndalen artistët, në darkë ftojnë mediat

Hënë, 11 June 2018 18:21

Artistë dhe qytetarë do të protestojnë sot kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe projektligjit klientelist që Qeveria Rama po bëhet gati të votojë, lidhur me këtë ndërtim.

Njësoj si dje në mbrëmje, edhe sot në orën 20:30, përpara godinës së Teatrit, artistët do të kërkojnë mbrojtjen e ndërtesës së Teatrit dhe mosmiratimin e ligjit që i hap rrugë ndërtimit me PPP të teatrit dhe të kullave përreth tij.

Aktorët e quajtën projektligjin që parashikon dhënien e tokës publike ku ndodhet teatri, kompanisë privete Fusha shpk, si një skemë të pastër klienteliste antikushtetuese që po i rrëmben qytetarëve pronën publike.

Të vendosur për të mos lejuar këtë vjedhje, aktorët por dhe shumë aktivistë të tjerë kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalojnë.

Për më shumë se dy muaj, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, një grupim artistësh e qytetarësh kundër vendimit të qeverisë për prishjen e godinës së teatrit, organizoi dëgjesa publike të përjavshme, me qëllim për të kthyer vprojektin e qeverisë për ndërtimin e teatrit me PPP, rrethuar nga një qendër tregtare dhe një sërë kullash.

Por tashmë që qeveria bëri publik projektligjin që i kalon pronësinë e tokës publike kompanisë private, aktorët kanë përshkallëzuar protestat e tyre.

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 18:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...