×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bujar Asqeriu: Kësaj qeverie i ka ardhur fundi

Tuesday, 12 June 2018 16:54

Aktori i njohur i teatrit dhe i kinemasë, Bujar Asqeriu, shpreson se deputetët socialistë nuk do ta votojnë draftin e qeverisë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Asqeriu i sheh vendimmarrjet arrogante të Kryeministrit si elementë të diktaturës.

Sipas tij, Presidenti francez Macron s’do guxonte kurrë të rrafshonte Komedinë franceze për asnjë tjetër projekt. I pyetur per projektligjin me te fundit te qeverise qe i hap rruge prishjes se godines se TK dhe ngritjes së një kompleksi kullash nga një firmë private bashkë me teatrin, Asqeriu thote se lajmi i ka ardhur ne menyre te befte.

“Sigurisht si të gjithë artistët ky lajm na erdhi në mënyrë të beftë dhe të papritur, ky vendim i njëanshëm dhe apriori që do t’i çohet Parlamentit. Unë jam i bindur se Parlamenti nuk do ta votojë këtë ligj, sepse ndër deputetët edhe të maxhorancës, unë mendoj se ka qytetarë, ka njerëz me shpirt prej artisti të cilët do të mbështesin propozimin e artistëve shqiptarë për mosshembjen e institucionit të kujtesës, kulturës dhe traditës shqiptare”, thote ai.

Sipas tij, ata nuk mund të bëhen pjesë e një krimi kulturor.

“Prandaj, unë mendoj se ky draft nuk do të miratohet dhe më vjen keq se qeveria shqiptare nuk ka zemërgjerësinë që të dëgjojë zërin e artistëve shqiptarë. Një qeveri që hyn në konflikt me artistët, është një qeveri që i ka ardhur fundi, nuk ka ku të shkojë më. Nuk ka vend të botës që artistët të konfliktohen me qeverinë. Ky konflikt ka ndodhur dhe më parë kur Kryeministri Edi Rama ishte ministër Kulture dhe atëherë kanë fituar artistët. Unë kam mendimin absolut se artistët janë më të respektuar dhe më të dashur nga publiku sesa politikanët që na drejtojnë”, hote ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...