×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rritet frikshëm numri i shqiptarëve që jetojnë me qira

Tuesday, 12 June 2018 16:56

Gjithnjë e më pak familje shqiptare kanë një shtëpi të tyren dhe gjithnjë e më shumë prej tyre banojnë me qira. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në vitin 2016, 91.8% e familjeve të anketuara jetonin në shtëpinë e tyre. Kjo përqindje është në rënie gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2014, familjet që deklaronin se jetonin në shtëpinë e tyre ishin 94% e numrit total. Paralelisht, është rritur pesha e familjeve shqiptare që jetojnë në banesa me qira, që ka arritur në 6.3% të totalit, nga 4.1% që kishte qenë në vitin 2014.

Rënia e përqindjes së familjeve që e kanë banesën në pronësinë e tyre mund të shpjegohet me disa faktorë, duke filluar nga efekti i periudhës së krizës. Rritja e ngadaltë e të ardhurave dhe shtrëngimi i kredisë bankare, deri para pak vitesh, e bënë më të vështirë blerjen e një shtëpie.

Jo të gjitha familjet që zhvendosen drejt qyteteve të mëdhenj, ku çmimet e pronave janë më të larta, kanë mundësi të blejnë një banesë. Kjo vlen sidomos për të rinjtë që shkëputen nga familjet dhe zhvendosen për të punuar në kryeqytet.

Gjithashtu, të ardhurat nga emigracioni gjatë viteve të krizës ekonomike kanë zbritur në nivele më të ulëta, duke pakësuar investimet për blerje pronash nga emigrantët dhe familjet e tyre.  Nga ana tjetër, evolucioni shoqëror ka bërë që për një pjesë të individëve dhe familjeve jetesa me qira të jetë edhe një zgjedhje.

Ndonëse në mentalitetin e shoqërisë shqiptare prirja për të patur një shtëpi në pronësi ngelet mbizotëruese, ka më shumë njerëz që nuk e shohin më këtë si një domosdoshmëri, apo të paktën jo si një nevojë të ngutshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...