×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shqiptarët të çmendur pas puros dhe cigares, dominojnë importin

Tuesday, 12 June 2018 17:11

Shqipëria ka importuar produkte bujqësore në vlerën e 25.9 miliardë lekëve gjatë 3-mujorit të parë të vitit, rreth 1.2 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Peshën më të rëndësishme tek importet e zë agroindustria, me 15.3 miliardë lekë, e ndjekur nga bujqësia me 6.8 miliardë lekë, e më tej blegtoria me 2.3 miliardë lekë dhe peshkimi me 1.4 miliardë lekë.

Po cilat janë produktet që regjistrojnë vlerat më të larta të importeve në këtë sektor?  Nga shifrat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, duket se disa produkte arrijnë vlera në miliardë lekë dhe që tregojnë se vendi ynë ka më së shumti kërkesë apo mungesë prodhimi vendas.

Kështu, ndër këto, vendin e parë e mbajnë produktet e duhanit, puro, cigare, cigarillos me rreth 1.6 miliardë lekë, me tej renditen bukë, kekë, torta, biskota 1.1 miliardë lekë; Grurë dhe meslin ; Ujëra; Vaj luledielli; Sheqer; Kafe, lëvore dhe lëkurat e kafesë ; Misër 801; Verë; Banane etj. Ndërsa një pjesë të konsiderueshme të importeve e zënë edhe fruta-perimet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...