Anglia kërkon mjekët dhe infermierët shqiptarë. Ja rruga për t’u punësuar

Tuesday, 26 June 2018 08:41

Për shumë shqiptarë, Anglia është toka e dëshiruar për të punuar dhe jetuar. Kjo duke pasur parasysh standardin e lartë të jetesës, që përkthehet në paga të mira e mundësi të tjera të pafundme. Por jo të gjithë ia dalin. Kjo duke pasur parasysh disa kushte, mes tyre edhe atë për sigurimin e vizës angleze.

Por tani ka një mundësi reale për të prekur tokën e dëshiruar. Anglia kërkon të punësojë mjekë dhe infermierë në sistemin shëndetësor publik të saj. Kompania Wells Brooks Associates, një ndër kompanitë më prestigjoze në Angli, që ka fituar tenderat e shtetit anglez për të punësuar mjekë e infermierë, ka hapur zyrën e përfaqësimit në Shqipëri.

Përfaqësuesi i Wells Brooks Associates në Shqipëri, Blendi Nerjaku shpjegon për Ekonomix.al se interesi nga mjekët dhe infermierët shqiptarë është i madh për të shkuar në Angli.
Sipas tij, kjo është një mundësi reale dhe shumë e mirë për t’u shfrytëzuar nga të gjithë ata, që janë të interesuar. Pasi Anglia ka një sistem shëndetësor shumë të zhvilluar dhe ekziston mundësia për paga të larta e hapësirë për t’u zhvilluar profesionalisht e për të bërë karrierë.

“Ka interes për t’u punësuar në Angli nga mjekë e infermierë nga e gjithë Shqipëria. Por duhet kuptuar se ka disa kritere. Së pari, mjekët dhe infermierët duhet të kenë Urdhërin e Mjekut dhe Infermierit aktivë në Shqipëri, si dhe të kenë 1 vit eksperiencë pune.

Një tjetër kriter është gjuha angleze. Ajo duhet të jetë e mbrojtur në nivelin akademik, IELTS me notën 7 për infermierët dhe notën 7.5 për mjekët”, shprehet Nerjaku.

Përfaqësuesi i Wells Brooks Associates në Shqipëri shpjegon se mbrojtja e gjuhës angleze është hapi i parë. Më pas, procedohet me regjistrimet pranë Urdhrit të Mjekut dhe Infermierit në Angli. “Nga momenti që mbrohet gjuha, e gjithë procedura zgjat 4 muaj”, thotë Blendi Nerjaku.

Ai shpjegon se aplikimet mund të bëhen në cdo kohë, me fillimin e mbrojtjes së gjuhës angleze pranë British Council me nivelin akademik, IELTS.

Përsa u përket fushave që preferohen, përfaqësuesi i Wells Brooks Associates në Shqipëri thotë se nuk dallim përsa i përket specialiteteve, pasi kërkohen nga të gjitha fushat për t’u punësuar në sistemin shëndetësor publik në Angli.

Por si mund të kontaktojnë të interesuarit për të përfituar nga një mundësi e tillë?

“Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 34 38 439 dhe në adresën e mail This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ”, shprehet Blendi Nerjaku, përfaqësuesi i Wells Brooks Associates në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...